Lezhë – Informacion paraprak

Sot, rreth orës 05:50 në autostraden Lezhë-Tiranë, në vendin e quajtur Ishull-Lezhë, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përplasur mjeti me drejtues shtetasen L.M.24 vjeçe, banuese në Lezhë me mjetin me drejtues shtetasin F.B. 22 vjeç, banues në Shkoder.

Për pasojë është lënduar drejtuesja shtetasja L.M. e cila ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.