Nje e moshuar ka mbetur e plagosur rende pasi eshte perplasur nga nje automjet.Më datë 27.03.2018, rreth orës 12:10 është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të një karburanti ka ndodhur një aksident.

Automjeti tip “Ford” me targa AA377KD me drejtues shtetasin N.N., 54vjeç, banues në Lezhë ka përplasur shtetasen (këmbësore) M.P., rreth 72vjeçe, banues në Lezhë.

Shtetësia M.P., u dërgua në Spitalin Rajonal Lezhë e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit .

Artikulli paraprak3740 HA TOKË ENDE TË PËRMBYTURA
Artikulli tjetërPO TRANSPORTONIN SIRIANË, ARRESTOHEN 5 TAKSISTËT