Aksident i rende ne aksin rrugor Shkoder –Bushat ku dy mjete jane perplasur ne Beltoje.

Nje person ka mbetur i bllokuar ne automjet ndersa drejt vendngjarjes ka shkuar zjarrefiksja dhe ka bere te mundur nxjerrjen e tij nga mjeti.

I aksidentuari eshte Pjeter Rroku punonjes i spitalit Shkoder.

Ka shenja jete por eshte i aksidentuar rende. Ai eshte transportuar me shpejtesi drejt spitalit te Shkodres.

Mesohet se ai ka qene duke udhetuar me nje veture dhe eshte perplasur me nje fouristrade.