Një person jashtë rrezikut për jetën ka mbetur i plagosur nga aksidenti i ndodhur në aksion rrugor Shkodër-Koplik në afërsi të fshatit Shtoj. Sipas të dhënave të policisë në aksident janë përfshirë dy automojete ku fatmirësisht nuk ka patur pasoja të rënda.

Ndërkohë me mbërritjen në vendngjarje të policisë së shtetit, i aksidentuari është transportuar për mjekim të metejeshem në Spitalin e Shkodrës. Aksidenti ka ndodhur diten e dielw rreth orws 11:00. Nga ana e tjetwr Policia e Shkodrës nuk ka dhënë akoma të dhënat e makinave të përfshira në aksident duke mos patur kështu asnjë informacion për shkaqet e aksidentit.
MALËSI E MADHE, ARRESTOHET PËR PLAGOSJE 44 VJEÇARI
Ndërkohë nga shërbimet e Komisariatit Malësi e Madhe, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim, Mirash Logu, 44 vjeç, banues në Malësi e Madhe. Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale « Plagosje e Rëndë me dashje », parashikuar nga Neni 88/1 i Kodit Penal. Ky shtetas ka qënë person në kërkim nga Komisariati i Policisë Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PUBLICITET