Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Dajçit. Mësohet se janë përplasur dy furgona mallrash.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e shkaqet e ngjarjes së aksidentit. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes aksidentale.

Artikulli paraprakÇFARË NDODHI NË SHQIPËRI? SIZMIOLOGU: PATI 22 LËKUNDJE TËRMETI, KA AKOMA
Artikulli tjetërTËRMETI NDIHET DHE NË ITALINË FQINJE