Një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë. Aksidenti është regjistruar rreth orës 18:30 në rrugën e “Dajtit” në fshatin Surrel.

Sipas policisë brenda në makinë ndodheshin tre persona, dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa tjetri në gjendje më të mirë. Pas nje ore njeri prej tyre ka nderruar jete.

Pas sinjalizimit nga qytetarët, policia, zjarrfikësja dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Pasditen e sotme kryeqyteti u përfshi nga reshjet e shiut për rreth një ore, ndërsa shkak iaksidentit mund të jetë bërë lagështira në rrugë.

Informacion Paraprak

Më datë 07.10.2018, rreth orës 18:30, në rrugën e “Dajtit”, në fshatin Surrel, një mjet ka dal nga rruga dhe ka rënë në greminë. Brenda në mjet dyshohet të jenë tre persona. Në vendngjarjejanë dërguar shërbimet e Policisë, Zjarrfikëses dhe Ambulanca. Në mjet ndodhen tre persona të gjinisë mashkullore, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa tjetri në gjendje më të mirë.