Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të urës së Fushë-Krujës.

Një makinë tip Benz ka përplasur këmbësoren me inicialet D.K. 56 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.Ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, D.V.

Ja njoftimi I plotë i policisë
Më datë 22.11.2018, në orët e para të mëngjesit, në afërsi të urës së Fushë-Krujës mjeti tip Benz me drejtues shtetasin D.V. ka aksidentuar shtetasen këmbësore Sh.K. 56 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë – Krujë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.