Një aksident rrugor është shënuar në kodrën e Krastës, në lindje të Elbasanit.

Mjeti i drejtuar nga një 24-vjeçar ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi, ndërsa vajza që udhëtonte me të 20 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë.

Kjo rrugë me kthesa të forta dhe pjerrësi të konsiderueshme përdoret nga të rinjtë për gara me makina.

Këtu janë qartë shenjat e aksidentit të një nate më parë, ku për shkak të shpejtësisë, mjeti nuk ka mundur të marrë kthesë dhe ka fluturuar mbi mbrojtëset anësore të rrugës për të përfunduar disa metra poshtë.

Rruga e Krastës përdoret masivisht nga qytetarët për ecje dhe vrap e megjithëse një tabelë sinjalizon ndalimin e qarkullimit të mjeteve këtu lëvizja e makinave bëhet normalisht duke rrezikuar ata që e përdorin këtë ambient për ecje.

Edhe më problematike situata bëhet kur kjo rrugë përdoret për gara dhe në asnjë rast nuk janë marrë masa nga policia deri sa sot një vajzë e re ndodhet në rrezik për jetën.

Artikulli paraprakDJALI VRAU 21 VJEÇAREN, PRINDËRIT I KËRKOJNË FALJE FAMILJES SË VAJZËS
Artikulli tjetërTENTOI TË RRËMBENTE NJË 3 VJEÇARE ME ANË TË NJË KONEJE, ARRESTOHET