Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Shkodër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetases: Armonda Halili 28 vjeç, banues në fshatin “Guri i Zi”, bashkia Shkodër.

Arrestimi i kësaj shtetase u bë sepse duke drejtuar autoveturën tip “Mercedes Benz” me targa AA346JN, në segmentin rrugorë Guri i Zi – Shkodër, tek degëzimi i rrugës së Kuçi, fshati Rrencë, ka aksidentuar shtetasit: -Gj. L. 43 vjeç banues në fshatin Rrencë njësia administrative Guri i Zi. -K. M. 46 vjeç banues ne fshatin Trushë, njësia administrative Berdicë, drejtuesi e autoveturës tip “Ford” me targa AA 452 GD. Në momentin e aksidentit, shtetasit e dëmtuar kishin zbritur nga autovetura tip “Ford”. Shtetasit Gj. L. dhe K. M. ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugore” parashikuar nga neni 290 të Kodit Penal.