Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor të regjistruar në orët e pasdites së sotme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në Kryebushat, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shendetesore.

Mësohet se në aksident eshte perfshire edhe miftiu i Malësisë së Madhe, Edmir Smajlaj. Ai nuk ka pesuar deme, ndersa bashkeshortes se tij po i jepet ndihma ne spitalin e Shkodres, jashte rrezikut per jeten.

Policia e mbërritur në vendngjarje nis hetimet per shkaqet e aksidentit.

Artikulli paraprakKLUBI I FUTBOLLIT “VLLAZNIA” SH.A, NDJESE TE MADHE PUBLIKE SHKODRANEVE
Artikulli tjetërSEKUESTROHET MALL KONTRABANDE NE SHKODER