Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç ku për fat të keq ka humbur jetën një 55-vjeçar. Sipas informacioneve zyrtare, në aksin rrugor Laç-Patok, mjeti me drejtues shtetasin A.Gj., është përplasur me mjetin me drejtues A.K.,si dhe është përfshirë në aksident dhe një biçikletë me drejtues shtetasin D.F., 55 vjeç, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakMETA VLERËSON DIPLOMATEN FRANCEZE CHRISTINA VASAK ME TITULLIN E LARTË: EDHE PAS LARGIMIT NGA SHQIPËRIA DO MBETET NJË AMBASADORE E VLERAVE SHQIPTARE
Artikulli tjetërMOS HARRONI TË MERRNI ÇADRËN ME VETE! PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME