Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë – Shkodër, ku një makinë është përplasur me një fugon.

Burime nga policia lokale thanë se rreth orës 17:30, tek kryqëzimi i Dajçit, mjeti tip fugon me targa SH2947E, që drejtohej nga A.P.24 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se si pasojë e një manovre të gabuar në rrugë është përplasur me mjetin “volkswagen” me targa SH2295E me drejtues shtetasin S.H, 52 vjeç, banues në Shkodër.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët po marrin ndihmën e duhur mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë.

Sipas burime spitalore ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për përcaktimin e saktë të shkakut të përplasjes.

Artikulli paraprakRAMA: NESËR PREZANTOHET PROJEKTI PËR RRUGËN E ARBRIT
Artikulli tjetërSHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE QË TMERROI FRANCEZËT, 350 GRABITJE