Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Rrogozhinë-Lushnjë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë dy trajlera, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur nga përplasja.
Mesohet se një nga karexhatat e rrugës është bllokuar.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po heton rreth zbardhjes së ngjarjes.