Nje aksident ka ndodhur ne qytetin e Shkodres. Dy mjete jane perplasur me njera tjetren ne lagjen Xhabiej tek pallati 5 katesh. Nga burime nga vendngjarja mesohet se nuk ka te plagosur rende por vetem te lenduar. Sipas te njejtave burime aksidenti mendohet se ka ardhur nga mosrespektimi i rregullave te qarkullimit rrugor.

Ne vendgjarje kane mberritur forcat e policise duke nisur hetimet paraprake per zbardhjen e plote te aksidentit.

Kjo perplasje ka ndodhur ne nje zone ku ka nje levizje te konsiderueshme te mjeteve, biçikletave dhe kembesoreve por fatmiresisht nuk ka te plagosur rende. Aksidentet ne Shkoder vazhdojne qe te jene nje shqetesim pavaresisht masave shternguese te policise me nje shtim te numrit te gjobave.