Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mesditën e sotme në lagjen Bahçallëk. Viktima është Petrit Barbullushi. Ai ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin që është përplasur nga një makinë.

Përplasja ka qenë fatale për Barbullushin që ka humbur jetën në vend, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Star Plus ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.

Vetëm ditën e sotme nga aksidentet kanë humbur jetën 2 persona, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur. Përveç Shkodrës, nga një tjetër person humbi jetën sot në Korçë në aksident, ndërsa dy u plagosën në Cërrik dhe në Gjirokastër.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE