NË GJËNDJE TË RËNDË 34 VJEÇARI, ARRESTOHET AUTORI I AUTOMJETIT. Një 34 vjecar ndodhet në gjendje kritike për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Shkodër- Koplik.

Si përgjegjës për ngjarjen nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i 26 vjeçarit Gentian Plepi, me banim në Shkodër. Nga informacionet mësohet se i riu ndodhej në drejtimin e automjetit tip Benz, me targa AA 252 CX, kur pasditen e djeshme në segmentin rrugor Shkodër-Koplik është përplasur me motoçikletën tip Kwang Yang, me targa AE 749 i drejtuar nga i A. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, i pa pajisur me leje drejtimit. Si rezultat i përplasjes është dëmtuar rende drejtuesi i motoçikletes i cili tashme ndodhet në reaminacionin e spitalit të Shkodrës, në gjendje te rende për jetën. Nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për këtë rast dhe pikerisht për veprat penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Artikulli paraprakTROTUARET E PAPASTRUARA NË LAGJEN “MARK LULA”
Artikulli tjetërBllokohet fshati Grude e Re nga policia.