Një aksident ka ndodhur në orët e paradites në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në afërsi të fshatit Trush, pjesë e njësisë administrative Bërdicë.

 

Dy automjete tp Renault dhe Mercedez Benz, të cilat udhëtonin drejt bregdetit të Velipojës, janë përplasur me njëra-tjetrën. Dyshohet se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia. Një grua e plagosur është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, e cila ka marrë disa gërvishtje dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Bashkë me tëp o udhëtonin në mjetin tip Renault, bashkëshorti dhe i biri, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime. Pa dëmtime ka shpëtuar edhe drejtuesi i mjetit tjetër Mercedez Benz, i cili po udhëtonte i vetëm.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia. Kjo e funidit ka filluar hetimet për të sqaruar shkaqet që kanë çuar në këtë përplasje, e cila mund kishte rezultuar fatale.

 

Në ditët e fundit, trafiku i rënduar ka kapluar pjesën dalëse të qytetit të Shkodrës dhe aksit Shkodër – Velipojë. Kjo situatë është problematike, jo vetëm për drejtuesit e automjeteve, por edhe për ambulancën, e cila e ka të vështirë të arrij me shpejtësi deri në vendin e ngjarjes.

 

Artikulli paraprakRIKTHIMI I SPICE GIRLS, VICTORIA BECKHAM REFUZON TURNEUN
Artikulli tjetërLEZHË BLLOKOHEN 122,5 KG MISH