Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Partizania” në Shkup, kur një makinë e tipit “Audi” me targa të Shkupit me shpejtësi të madhe i ka prerë rrugën një karvani të policisë.

Si pasojë kanë ngelur të lënduar 8 pjesëtarë të njësisë për ndërhyrje të shpejtë, të cilët me ndihmën e shpejtë janë dërguar në klinikat e Shkupit. Karvani i policisë po kthehej për në stacion policor pas festimeve që ishin në sheshin e Shkupit, për fitoren e Vardarit si Kampion evropian në hendboll.