Aksident ne Tirane, plagoset një polic rrugor

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku është plagosur një punonjës i policisë rrugore. Burime nga policia thanë se rreth orës 15:35, tek Selvia, drejtuesi i automjetit tip Mercedes Benz, qytetari me inicialet I. R., është përplasur me motorin e Policisë rrugore, ku punonjësi i policisë është dërgua në spital për kontroll mjekësor jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë Rrugore për veprime të mëtejshme proceduriale.