Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur gjatë ditës së sotme në autostradën Vlorë-Levan.

Mësohet se një mjet tip Ford Focus me targa AA652SH si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur afër Novoselës.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesja e automjetit 27-vjecarja me iniciale G.H, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë në spital ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet.

Artikulli paraprakRAMA NË SPITALIN E TRAUMËS,TENTOHET TË QËLLOHET ME KËPUCE
Artikulli tjetërU DHUNUA STAFI MJEKËSOR I QSUT-SË, REAGON MSH: TË ZBARDHET SA MË PARË NGJARJA