Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e Transballkanikes, pranë rotondos së Omonies ku një makinë ka përplasur me një motor po me targa italiane.

Nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është transportuar për në spital në gjendje të rëndë.

Në automjet ndodheshin dy persona, kurse në motor vetëm drejtuesi , të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët po hetojnë për shkaqet e aksidentit, ndërsa qarkullimi është ndërprerë për orë të tëra.

Sipas policise në lagjen 24 Maji të Vlorës. një automjet tip AUDI ka goditur një motor duke plagosur drejtuesin e motorit.

Bëhet e ditur se drejtuesi i motorit është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit bregdetar.

Ndërkohë mësohet se është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës drejtuesi i makinës.

Artikulli paraprakBLLOKOHEN MAKINA LUKSOZE, MES TYRE DHE NJË FERRARI
Artikulli tjetërKOMISIONERI PUBLIK KËRKON SHKARKIMIN E GJYQTARIT GENTJAN MEDJA