Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Himarë – Qeparo, ndërsa një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Shoferi rreth 40 vjeç ka mbetur i bllokuar dhe pa ndjenja për rreth 30 minuta brenda mjetit.

Pavarësisht se qytetarët kanë njoftuar ambulancën, zjarrfikësen dhe policinë, kur kanë parë se ajo nuk po mbërrinte kanë marrë vetë iniciativën për ta nxjerrë shoferin nga makina.

Me ndihmën edhe të dy infermiereve nga Qeparoi, fatmirësisht shoferi ka arritur të dalë.

“Për herë të parë telefonova ambulancën dhe policinë në 18:26, pastaj në 18:30 dhe tani është ora e 18:45 dhe nuk ka mbërritur ende”, ka thënë më herët një nga dëshmitarët.

Artikulli paraprakBE DËNON SULMIN NDAJ GAZETARES KLODIANA LALA
Artikulli tjetërPRANGOSET SHQIPTARI ME 100 MIJË EURO KOKAINË NË MAKINË