Gjashtë emigrantë, tre prej të cilëve fëmijë kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në Greqi. Ngjarja u regjitrua në aksin rrugor Ksanthi-Kavala, në pjesën veriore të vendit.

Nga aksidente raportohet se janë plagosur edhe 10 persona të tjerë, tre prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve të para, emigrantët ishin të gjithë nga Irani dhe kishin hyrë ilegalisht në Greqi.

Autoritetet po hetojnë për shkaqet e ngjarjes.