Aksident vdes italiani, shqiptari në gjendje të rëndë

Një aksident vdekjeprurës ka ndodhur pasditen e sotme në Lecce të Italisë, ku një italian ka humbur jetën, ndërsa një shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë. Viktima është 88-vjeçari Giovanni Errico, ndërsa shqiptari i plagosur është me iniciale G.E., 54-vjeç. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Lecce¬Frigole, ku është përplasur makina tip “Fiat Palio Station Wagon”, që drejtohej nga 54-vjeçari shqiptar dhe një “Hyundai Atos” që drejtohej nga italiani. Përplasja ka qenë e fuqishme dhe i moshuari ka humbur jetën në vend, ndërsa shqiptari është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Në makinat respektive nuk ka pasur pasagjerë.

Artikulli paraprakMBLEDHJE QEVERISH SHQIPËRI-KOSOVË
Artikulli tjetërSHQIPTARI KËRCËNON ME HANXHAR GRUAN DHE DY VAJZAT