Ditët e fundit rrugët e shkodrës u përgjaken nga aksidentet rrugore.Brenda tre ditëve në aksin Shkodër-Hani i Hotit u regjistruan 3 viktima dhe një i plagosur.

Po ashtu edhe në aksin Ura e Bardhajve Postribë një mjet aksidentoi një person i cili po ecte me karrocë me kalë duke e lënë të plagosur.

Për ekspertin e sigurisë rrugore Agustin Vata një situatë e tillë është e patolerueshme e cila sjell pasoja të rënda në aksidente vetëm se nuk respektohen rregullat e qarkullimit rrugor.

Mes së cilëve ato faktorë kryesor që sjellin shkakun dhe pasojën janë parakalimi I gabuar, tejkalimi I shpejtësisë, dhe mungesa e sinjalistikës vertikale dhe horizontale

Në rrugët jashtqytetase maksimumi i shpejtësisë është 80 km në orë, por një pjesë e përdoruesve të rrugës e shkelin rregulloren

Në Shqipëri mungojnë korsitë e emergjencës thotë eksperti i sigurisë rrugore Agustrin Vata

Aksi Shkodër-Lezhë dhe ai Shkodër-Hani i Hotit rënditën si më problematikët në Qarkun e Shkodrës për cështjen e aksidenteve.

Sipas policisë, shkaqet e aksidenteve lidhen me mosrespektimin e rregullave të qarkullimit si nga drejtuesit e mjeteve ashtu edhe nga këmbësorët.