Aksidenti i pak ditëve më parë në tunelin e Elbasanit tronditi opinionin pasi dy vajza nga Shkodra të një moshe të re humbën jetën ndërsa dy të tjera mbetën të plagosura rëndë.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i pyetur për këto aksidente të rënda që po marrin jetë njerëzish në gjithë Shqipërinë deklaroi se do të ketë ndryshime në Kodin Rrugor për ta ashpërsuar edhe më shumë për të penalizuar rëndë ata që shkaktojnë aksidente.

Janë shumë faktorë që sjellin aksidentet deklaroi ministri Lleshaj ndërsa po bëhet një përpjekje për të minimalizuar fatalitetin në rrugët e Shqipërisë.

Viti 2020 është shpallur si viti i sigurisë rrugore nga ministri Lleshaj por në fakt kjo siguri rrugore vazhdon të mungojë si shkak i aksidenteve të përditshme në rrugët e Shqipërisë.