6 Te vdekur, 9 te plagosur rende dhe 68 te tjere te plagosur lehte eshte ky bilanci i regjistruar brenda 6 muajve te fundit nga aksidentet ne rruget e Lezhes.

Sa i takon numrit te larte te aksidenteve problem vijon te mbetet kryqezimi
i Shenkollit,Rriles,Ishull Lezhes,Dajcit,Balldrenit,Blinishtit dhe ai i Kallmetit pasi kane rrezikshmeri te larte dhe nuk ka mbikalime apo nenkalime.

Autostrada eshte pergjakur disa here nga aksidentet e renda.Banoret dhe drejtuesit e automjeteve shprehen te friksuar, kur kalojne ne keto kryqezime, ndersa theksojne se rruga eshte ndertuar pa standarte.

Per policine e Lezhes siguria rrugore kerkon plotesim te standardeve me investime per krijimin e mbikalimeve,nenkalimeve apo dhe ndricimin rrugore.Shefi i Qarkullimit Rrugore ne Policine e Lezhes Altin Mena,tregon se numri akidenteve ka rënie ndërsa rreziku mbetet evident.

Policia e Lezhes ne 6 muaj ka penalizuar rreth 24 mije drejtues automjetesh te cilet nuk kane respektuar rregullat e qarkullimit rrugore,ndersa policia apelon ne menyre te vecante kembesoret qe te jene shume te kujdesshem.