Dy aksidente të ndodhura në rrugët e brendshme të qyteteve Tiranë e Librazhd, kanë përfunduar me plagosjen e dy fëmijëve, respektivisht 8 dhe 4 vjeç. Për fatin e mirë, të dy fëmijët e plagosur, ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve të Policisë, mësohet se për të dy rastet e aksidenteve, u referuan materialet në prokuroritë pranë gjykatave respektove të Shkallës së Parë në Tiranë dhe Elbasan.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
• Më datë 28. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. S., vjeç 30, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në rrugën “Vaçe Zela”, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar shtetasin e mitur A. K., vjeç 8, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
• Më datë 28. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin H. D., vjeç 31, banues në Librazhd, pasi në rrugën “Ibrahim Muça”, Librazhd, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin e mitur I. K., vjeç 4, banues në Librazhd, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakPËRPLASET NGA MAKINA ,GRUAJA HUMB JETËN NË SPITALIN E SHKODRES
Artikulli tjetërPRANGOSET NË RINAS SHOFERI I DËNUAR ME BURG