Një aksident ka ndodhur në Lushnje, tek rrethrrotullimi i Plugut. Një furgon që transportonte vlera monetare është përplasur me një makinë tjetër.

Fatmirësisht, drejtuesit e mjeteve kanë marrë plagë të lehta.
Furgoni që transportonte paratë ishte me targa gjermane.

Nga aksidenti, qarkullimi u bllokua për 20 minuta.
Shkak i aksidentit mendohet të ketë qënë shpejtësia e madhe.