Një aksident jo i zakonshëm ka ndodhur në Gjirokastër. Një makinë, është përplasur me një tjetër, e cila kishte “parkuar” në mes të rrugës, sepse shoferi ishte i dehur.

Për Policinë e Gjirokastrës, të dy shoferët kanë qenë fajtorë, për deri sa mësohet se u referuan materialet ndaj tyre, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 30. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasit N. V., dhe A. Xh., vjeç 25 dhe 57, banues në Gjirokastër, pasi më datë 29. 08. 2018, në rrugën rurale afër fshatit Valare, Gjirokastër, shtetasi N. V.,

duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka goditur mjetin e ndaluar tip “Mitsubishi”, i drejtuar në gjendje të dehur, nga shtetasi A. Xh., i cili është dëmtuar dhe pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakVODHËN MAKINEN TA SHISNIN PËR PJESË, ARRESTOHEN
Artikulli tjetërARRESTOHET TMERRI I VJEDHJEVE TË MAKINAVE