Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e djeshme në afërsi të Malgara të Selanikut. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i mjetit i cili raportohet se është një shtetas shqiptar i moshës 63-vjeç.

Sipas mediave greke, shqipatri ka humbur kontorllin e mjetit teksa udhëtonte në rrugën nacionale Selanik-Athinë, ku më pas ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë policia greke vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit ndërsa identiteti i shqiptarit ende nuk është bërë i ditur.

Artikulli paraprakULET NUMRI I PUNONJËSVE NË SISTEMIN BANKAR, 210 MË PAK NË 2018-N
Artikulli tjetërKËSHILLI BOTËROR I TURIZMIT: SHQIPËRINË PRITET TA VIZITOJNË 6.6MLN TURISTË, MBI 300 MIJË VENDE PUNE