Kanë kaluar dy muaj nga aksidenti i ndodhur tek kthesa e fshatit Rrenc në aksin Shkodër-Guri Zi ku mbetën të plagosur rëndë 3 persona dhe katër të tjerë jashtë rrezikut për jetën.

Në këtë aksident u përfshi familja Ndreka nga Guri i Zi. Pas dy muajsh gjendja e vajzës 17 vjeçe L.Ndreka e aksidentuar vazhdon që të jetë e rëndë

për shkak se ajo ndodhet e paraliazuar ndërsa ende në gjendje të rëndë është edhe babai i saj Viktor Ndreka të cilët ndodhen në spitalin e Tiranës.

Sot pas dy muajsh nga ajo ngjarja vëllai i Viktorit, i cili vazhdon t’i qëndrojë pranë të aksidentuarve ka bërë një tjetër reagim në faqen e tij në facebook duke thënë se është i braktisur nga politika dhe institucione që e kanë për detyrë të kujdesen për ta.

“Dy muaj sot nga aksidenti i gjithë familjes se Vitorit pa faj dhe vazhdon lufta me jetën nepër spitale, falenderojmë gjithë njerëzit e thjeshtë që na u gjetën afër në çdo moment.

Se sa për politikan, bashki, drejtorë, deputet etj nuk ekziston! Vetëm kur kanë nevojë të servilosen demokrat e socialista!

Sa e vështirë e tmerr është të jetosh në këtë vend ku je i braktisur nga bashkia, nga qeveria kur gjithë jetën ke punuar,

ke paguar taksa, ke punuar me shpirt duke ndërtua qytetin tënd, vendin tënd dhe ja shperblimi as edhe një vizitë, as një telefonatë nga politikanët që gjithsesi dihet se janë vetvetja, mashtruesa”.

Edhe më përpara vëllai i Vitorit dhe familjes së tij të aksidentuar ka reaguar por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Aksidenti ndodhi në 24 qershor të këtij viti kur 7 persona mbetën të plagosur prej të cilëve 3 në gjendje të rëndë.

Fillimisht Vitor Ndreka u bllokuar brenda mjetit por pas afro një ore ndërhyrja e policisë, zjarrëfikësve, kryqit të kuq dhe banorëve u arrit që të nxirret nga mjeti duke e dërguar në spital.

24 vjeçari Kristian Vaso që ndodhej në mjetin tjetër u arrestua nga policia pasi sipas hetimeve të ekspertëve ka qenë me shpejtësi të madhe si dhe nën efektin e alkoolit.

Edhe pse kanë kaluar dy muaj pasojat për familjen Ndreka vijojnë që të jenë të rënda teksa vajza 17 vjeçe është ende e paralizuar ndërsa probleme ka edhe babai i saj i cili i është nënshtruar disa operacioneve.