Një shqiptar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë.

Mediat e vendit fqinj bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Selmim Selmani, 58 vjeç i cili humbi jetën gjatë aksidentit rrugor të ditës së djeshme në komunën Monteprandone, në Itali.

58 vjeçari , i cili u përplas për vdekje nga një makinë ‘Fiat’ në zonën industriale të Centobuchi, jetonte prej vitesh në shtetin italian me familjen e tij.

Pas lajmit tronditës të vdekjes së tij, familjarët kanë vrapuar në vendin e aksidentit, duke këmbëngulur për të parë me çdo kusht trupin e tij, pavarësisht prezencës së policisë.

Kujtojmë që shqiptari u përplas teksa po lëvizte në këmbë.
Shërbimi i ambulancës shkoi menjëherë në vendngjarje për t’i dhënë ndihmë të aksidentuarit, por për fat të keq, shqiptari ndërroi jetë rreth 40 minuta pas përplasjes.