Rritet bilanci i viktimave të aksidentit të tmerrshëm hekurudhor një dite më parë në Turqi.Mediat raportojnë për të paktën 24 të vdekur dhe 318 të tjerë të plagosur.

Treni që udhëtonte nga Kapikule në Stambollu rrëzua në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu të provincës Tekirdag, në veriperëndim të Turqisë.

CNN Turk, raporton se 5 vagonë nga 6 që kishte treni i pasagjerëve kanë dalë nga shinat dhe janë përmbysur.

Në bord ishin 362 persona.Mësohet se vagonat e trenit kanë dalë nga shinat si pasojë e shiut. Por CNN turk ka raportuar se shkak për aksidentin është bërë një urë e shembur.

Guvernatori lokal Mehmet Ceylan tha për kanalin e NTV se helikopterët kishin transportuar tashmë shumicën e të plagosurve.

Pamjet televizive tregojnë ekipet e shpëtimit që drejtohen në vendin e ngjarjes dhe viktimat që nxirren nga vagonët.

Artikulli paraprakTJETËR GODITJE NDAJ MAFIAS NDRANGHETA, 38 TË ARRESTUAR PËR TRAFIK DROGE
Artikulli tjetërDËNOHET ME 15 VJET BURG DHE GJOBE, SHQIPTARI QË VRAU KUSHËRIRIN