Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotem në aksin Tepelenë – Krahës, ku një minibusi I linjës Sarandë-Elbasan është përplasur me një mjet tip ‘Volksëagen” dhe për pasoje janë plagosur 9 persona, 2 prej tyre në gjendje të rendë janë derguar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

Një person 62 vjeç Zergjin Sina dhe një vajzë e re 18 vjeç Shqiponja Xhafa janë nisur me helikopter me urgjencë drejt Tiranës pas aksidentit të rëndë në aksin rrugor Memaliaj -Krahës, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj ku u përplasën automjeti “volksëagen” me autobuzin e linjës Sarandë–Elbasan.

Njoftohet se numri i të lënduarve ka shkuar në 8, rëndë mes tyre një vajzë 18-vjeçare dhe një person 62 vjeç. Të plagosurit e tjerë janë nisur drejt spitalit të Gjirokastrës.

Shqiponja Xhafa udhëtonte me të fejuarin Sokol Brahimi, 26 vjec në mjetin volksëagen kur janë përplasur me autobusin e linjës.

Në gjendje të rëndë është 18-vjeçarja Shqiponja Xhafa, dhe 62-vjeçari Zergjin Sina.

18-vjeçarja Shqiponja Xhafa, dhe 62-vjeçari Zergjin Sina janë nisur drejt Tiranës, të tjerët ne spitalin rajonal të Gjirokastrës.