Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tepelenë – Krahës, ku një minibusi i linjës Sarandë-Elbasan është përplasur me një mjet tip ‘Volkswagen” dhe për pasojë janë plagosur 9 persona ku 5 prej janë dërguar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në mjetin tip “Volkswagen” udhëtonte një çift të rinjsh nga fshati Toç i Memaliaj, Shqiponja Xhaferri 18 vjeç dhe i fejuari i saj, Sokol Brahimi 26 vjeç.

Shqiponja fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar dot plagëve dhe u nda nga jeta pas mbërritjes në Tiranë.

Policia e Tepelenës po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.
Më herët edhe Burrel një 30 vjeçar humbi jetën gjatë një aksidenti kur mjeti tip kamionçinë humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Artikulli paraprakU KAP ME 19 KG HEROINË, MODELJA E FAMSHME DËNOHET ME 8 VJET BURG
Artikulli tjetërRAMA – OPOZITËS: PIKA QË S’JU BIE! PO LAJ JASHTËNXJERRJET TUAJA NËPËR BOTË