Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur ne hyrje te qytetit te Shkodrës. Automjeti tip Ford Fiesta me targa AA 694 KJ ka shkaktuar një aksident të rëndë automobilistik. Një parakalim i gabuar dhe shpejtësia e madhe ka bërë që automjeti tip Ford të përplas 4 shtetas të cilët ishin në anë të rrugës duke pritur autobusin e qytetit.

Për pasojë katër persona janë dëmtuar nga ky aksident ku një 70 vjeçare ka humbur jetën . SIPAS POLICISË SHKAK I AKSIDENTIT, SHPEJTËSIA E MADHE Nga sa mësohet pasi ka humbur kontrollin ndaj mjetit drejtuesi ka përplasur 4 personat që po rrinin në anë të rrugës në pritje të autobusit urban, dhe më pas është përplasur për një kioskë. Kanë qenë banorët e zonës dhe dëshmitarët e ngjarjes të cilët kanë vrapuar në ndihmë të të aksidentuarve. Ndërsa 3 të aksidentuarit tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

17:30 – PAS AKSIDENTIT QË I MORI JETËN 70 VJEÇARES, POLICIA E SHKODRËS KA BËRË TË MUNDUR ARRESTIMIN E DY SHTETASVE QË PO DREJTONIN DY MJETET QË U PËRPLASËN.

KËSHTU FORCAT E POLICISË KANË VËNË NËN PRANGA SHTETASIN GJON GJERGJI, VJEÇ 60, BANUES NË MIRDITË SI DHE SHTETASIN MATEO NONAJ, VJEÇ 23 BANUES NË SHKODËR.

60 VJEÇARI GJERGJI PO DREJTONTE NJË FURGON TEKSA ËSHTË PËRPLASUR NË LAGJEN BAHÇLLEK ME AUTOVETURËN QË PO DREJTONTE MATEO NONAJ, AKSIDENT QË I MORI JETËN 70-VJECARES.

PUBLICITET