Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur në Kryebushat, pjesë e aksit rrugor Shkodër- Lezhë.

3 mjete u përfshin në aksident, ‘Benzi’ me targë AA 802 JA, ‘Peugeot’ me targë AA 019 FF dhe ‘Opeli’ me targë AA332EK.

Nga aksidenti gjeti vdekjen 62 vjeçari, Ludovik Malota, drejtues i ‘Benzit’.
Ai ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodres, pasi nuk arriti ti mbijetojë plageve të marra.

Gjithashtu të plagosura mbeten dy pasagjeret e mjetit ‘Benz’, 57 vjeçarja me incialet D.M dhe 25 vjeçarja K.M, që ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha pa pasoja për jetën.

Policia e cila mbërriti në vendngjarje nisi hetimet për shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa bëri shoqërimin në komisariat të dy drejtuesve të tjerë të mjetit A.K dhe E.S deri në sqarimin e rrethanave të kësaj përplasje.

Në njërin mjet po udhëtonte drejt Lezhës për një iftar myftiu i Malësisë se Madhe me bashkëshorten, që nuk morën lëndime.

Grupi hetimor po merr në pyetje dëshmitarët në vendngjarje dhe po ndërton të plotë skemën e këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë për aksidentin
Me datë 24.05.2018 rreth orës 17:45 jemi njoftuar se në aksin rrugor Shkodër- Lezhë në vendin e quajtur krye-Bushat ka ndodhur një aksident.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjetet tip Benz Me targë AA 802 JA, mjeti tip Peugeot me targë AA 019 FF dhe mjeti tip Opel me targë AA 332 EK janë perplasur, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Benz shtetasi L. M. 62 vjeç, pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkodër.

Si pasojë e aksidentit ka janë dëmtuar dy pasagjeret e mjetit Benz shtetaset D. M. 57 vjeçe dhe K. M. 25 vjeçe të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve

Ndërsa dy drejtuesit e dy mjeteve të tjera shtetasit A. K. dhe E. S. do shoqërohen në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakNË PRANGA DY GREKË DHE DY SHQIPTARË, KULTIVONIN KANABIS
Artikulli tjetërBLLOKOHEN 53 TON MISH ME SALMONELË I DESTINUAR NË TREGUN SHQIPTAR