Pasditen e sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë ka ndërruar jetë njëra nga tre pasagjerët që u plagos nga aksidenti që u regjistrua në orët e para të mëngjesit, 07:20 në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, në fshatin Konjat.

Sipas policisë, 35 vjeçarja me inicialet M.D. ndërroi jetë sot pasdite rreth orës 17:20 në Spitalin e Traumës, pasi plagët ishin të rënda.

35 vjeçarja së bashku me dy pasagjerë të tjerë po udhëtonin në makinën tip “Volkswagen” që drejtohej nga Altin Durra 21 vjeç, banues në Tiranë kur humbi kontrollin duke dalë nga rruga në fshatin Konjat.

Pas aksidentit shoferi u arrestua, ndërsa dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën, pasi kanë dëmtime të lehta nga përplasja.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.