Një tjetër aksident ka ndodhur në rrugën Shkodër-Hani i Hotit. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Shtoj i Vjetër.

Mjeti tip benz me targë AA 453 ngjyrë grih është përplasur me mjetin po tip benz me targë AA 806 ED. Sipas burimeve si shkak i këtij aksidenti një person është plagosur rëndë. Bëhet fjalë për shtetasin Alfonc Boci, 40 vjeç, banues në fshatin Reç të Malësisë së Madhe.

Menjëherë pas këtij aksidenti në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e spitalit rajonal të Shkodrës duke bërë të mundur transportimin e 40 vjeçarit të plagosur drejt urgjencës.

Sipas burimeve spitalore shtetasi Alfonc Boci ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të dëmeve që ka marrë në trupin e tij nga ky aksident. Përveç ambulancës në vendngjarje mbërritën edhe forcat e policisë duke bërë hetimet e para pas përplasjes së dy mjeteve në aksin Shkodër-Hani Hotit.

Sipas burimeve policore ky aksident ka ardhur si shkak i mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Mjetet kanë qenë duke ecur mbi normën e shpejtësisë së lejuar ndërsa lagështira në rrugë në orët e mëngjesit kur ndodhi përplasja gjithashtu ka ndikuar.

Policia po kryen të gjitha veprimet për të nxjerrë shkaqet e plota dhe për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje.

Ajo që mbetet shqetësim janë numri i aksidenteve që vazhdon të jetë shqetësues bashkë me personat që mbesin të plagosur rëndë apo që në disa raste humbin jetën.

 

 

Artikulli paraprakBURGU I REÇIT, MBËRRIJNË 200 TË BURGOSURIT E PARË
Artikulli tjetërSHKODËR, ZHDUKET NJË 63-VJEÇAR