NGJARJA NE AKSIN SHKODËR – LËZHE, PRANE FSHATIT MËLGUSHË.
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në vendin e quajtur Melgushe, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Për pasojë është plagosur dhe disa orë më pas ka ndërrruar jetë në spital drejtuesi i automjetit, Përparim Zagani, 34 vjeç banues në fshatin  SHkjeze  te Komunes Bushat në Shkodër.

 
Automjeti që drejtonte Zagani, i tipit Benz me targa TR 7277, ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe ka dalë nga rruga. Mësohet se makina është përplasur pranë një lavazhi dhe më pas ka përfunduar në një kanal.

Gjithashtu si pasojë e përplasjes së fortë, trupi i 34-vjeçarit Zagani ka marre demtime te renda ne koke dhe ne trup dhe pak pas aksidentit është dërguar me urgjencë drejtë siptalit të Shkodrës ku ka ndërruar edhe jetë. 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/yMi6sgEBmX8?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]