Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik. Shtetasja Hasije Bajrakurtaj 58 vjeçe ka humbur jetën ndërsa nusja e saj shtetasja Esmeralda Bajrakurtaj, 18 vjeçe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

18 vjeçarja sipas burimeve është shtatzënë. Menjëherë nusja dhe vjehrra janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës por 58 vjeçarja nuk ka arritur që të përballojë plagët e rënda ndërsa nusja e saj 18 vjeçe është në gjendje të rëndë për jetën.

Aksidenti i rëndë ndodhi në afërsi të bustit të 5 heronjve në aksin Shkodër-Koplik. Nusja dhe vjehrra e saj që ndërroi jetë kanë qenë duke ecur në këmbë kur një mjet i drejtuar nga shtetasi Silvan Dricaj i ka përplasur duke i aksidentuar.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë duke ndaluar drejtuesin e mjetit Silvan Dricaj. Ky aksident sipas policisë vendore të Shkodrës ka ndodhur rreth orës 14:05 në aksin Shkodër-Koplik.

Grupi hetimor i policisë vendore të Shkodrës po bën të gjitha veprimet për të nxjerrë shkaqet e plota të këtij aksidenti të rëndë me një të vdekur dhe një të plagosur rëndë.