Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku një shqiptar dhe dy italianë ishin duke udhëtuar me një ‘Ford Fiesta’ në Torino.

Siç shkruajnë mediat italiane, makina e tyre është shkatërruar, e fatmirësisht 3 të rinjtë që ishin duke udhëtuar me të, kanë pësuar plagosjen të lehta.

Të rinjtë të moshave, 22, 24 dhe 25 vjeç po udhëtonin në Foglizzo kur ndodhi aksidenti. Makina e tyre do të dilte nga rruga rreth orës 21:00 të mbrëmjes dhe do të përfundonte në një fushë, për tu ndaluar 100 metra më tutje.

Është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë makinën nga fusha. Tre të rinjtë janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Artikulli paraprakI SHPALLUR NË KËRKIM, ARRESTOHET 36 VJEÇARI
Artikulli tjetërDËNOHET SHQIPTARI, GODITI PLAKUN QË I KËRKOI MARRËDHËNJE SEKSUALE