Aktori shkodran Sandër Ruci është përfshirë në një aksident automobilistik por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut pë jetën. Sipas mediave lokale ditën e enjte pak metra larg autostradës 95 në Jacsonville, Florida të SHBA-së ku aktori jeton prej vitesh ka ndodhur një aksident automobilistik.

Në fakt vetë aktori Sandër Ruci e ka bërë publike ngjarjen përmes faqes së tij në Facebook ku tregon se ndodhet i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën ,

pasi kaloi gjendjen disa orëshe në koma Ndonese i është nënshtruar një terapie intensive ai nuk kursen humorin te cilin e tregon edhe fotoja.

Mësohet se një shofere pasi humbi kontrollin e makinës ka shkaktuar një aksident të rëndë duke përplasur disa makina dhe bllokuar për pak kohë trafikun.

Fatkeqësisht në makinën e parë ishte aktori i humorit shkodran “Mjeshtri i Madh” Sandër Ruci.Sipas njoftimit të policisë lokale në Jaksonville nga ky aksident kishte dy të plagosur që u dërguan me urgjencë në spitalin lokal “Memorial Hospital” por janë jashtë rrezikut për jetën.

Njëri nga të aksidentuarit që u dërgua në spital ishte edhe aktori Sandër Ruci i cili ka marrë mjekimin e nevojshëm.Stafi i Star Plus i uron aktorit Sandër Ruci shërim të shpejtë dhe kthimin në normalitetin e aktiviteteve të përditshme familjare dhe aktiviteteve shoqërore e krijimtarusë artisitike

Artikulli paraprakITALI, TRAGJEDI NË DISKOTEKË
Artikulli tjetër16 DITËT E AKTIVIZMIT, “ARTI KUNDËR DHUNËS”