Një aksident tragjik ka ndodhur në ishullin portugez Madeira, ku si pasojë 28 persona kanë humbur jetën.

Siç raportojnë mediat vendase, në aksident u përshirë një autobus turistik, i cili u përmbys në një rrugë malore.

Deri tani janë të konfirmuar 28 viktima, 11 burra dhe 17 gra.
Në autobus mendohet se ishin 50 persona.

Të paktën 14 ambulanca thuhet të jenë në vendin e ngjarjes. Ndërsa sipas informacioneve të para thuhet se drejtuesi i autobusit kishte humbur kontrollin në një kthesë.