Ndërron jetë në spital një nga të plagosurit e aksidentit që u shënua në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë gjatë mëngjesit të sotëm.

Viktima është gruaja e drejtuesit të mjetit.Xh.G, thotë policia nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe humbi jetën në spital.
Ndërkohë bashkëshorti i saj I.G, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 08:20 të mëngjesit. Në dalje të tunelit në drejtim Elbasan-Tiranë, “çifti i bashkëshortëve duke udhëtuar me mjetin me targë AA544KO me drejtues shtetasin I.G rreth 60 vjeç dhe pasagjere bashkëshortja shtetësja Xh.G rreth 55 vjeçe kanë humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga ku dhe është përmbysur”.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme.

Artikulli paraprakRRJEDHJA E BOMBOLËS SË GAZIT DJEG APARTAMENTIN
Artikulli tjetërSHERR ME THIKA MES TË RINJVE, ADOLESHENTI PËRFUNDON NË SPITAL