Një makinë me targa greke ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i saj është plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në segmentin Bilisht- Kapshticë,dhe sipas Policisë shkak i aksidentit, ka qenë shpejtësia.

I dëmtuari është identifikuar si Edi Aliaj, 40 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Korçës në gjendje shumë të rëndë.