Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se në aksident është përfshirë një shqiptar, i cili ka humbur drejtimin e makinës së tij, dhe është përplasur menjëherë me një bllok çimentoje.

Shqiptari i aksidentuar është 36 vjeçari me iniciale E.H, i cili nga përplasja e fortë ka dalë edhe jashtë makine.

Menjëherë ai është transportuar në spital, ndërsa ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij.