Arrestohet shoferi i mikrobusit që shkaktoi aksident gjatë mëngjesit të djeshem në një fshat të Skraparit.

Astrit Hysi është arrestuar gjatë ditës së sotme nga ana e policisë pas aksidentit të makinës së tij me të cilin po transportonte në drejtim të shkollë rreth 25 nxënës. Gjatë aksidentit mbeten të plagosur 11 nxënës, një në gjenje me kritke u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar.

Ja njoftimi i plotë i policisë për këtë rast:”Më datë 12.03.2018, nga Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Hysi, 52 vjeç, banues në fshatin Vërzhezhë, Skrapar.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën dytësore Vërzhezhë – Çorovodë, në vëndin e quajtur “Kthesa e Minos”, duke drejtuar mjetin tip Benz autobuz, me targa AA 245 KE humbi kontrrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke u përmbysur në përrua, ku për pasojë u lënduan nxënësit që udhëtonin me këtë automjet”.