Specialistët e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet, M.C, 18-vjeç, banues në Tropojë, i cili dyshohet si autor i aksidentit të ndodhur dje në aksin rrugorë Koçanaj-Bajram-Curri, ku u aksidentua për vdekje shtetasi i mitur F.P.

Ky shtetas dyshohet se ka aksidentuar për vdekje të miturin dhe më pas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethi Gjyqësor Tropojë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ja deklarata e plotrë e Policisë:
Identifikohet dhe kapet autori i dyshuar i aksidentit të ndodhur më datë 19.12.2018 në Tropojë, ku u aksidentua për vdekje shtetasi i mitur F.P.

Specialistët e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin; -M.C., vjeç 18, banues në Tropojë.

Arrestimi i tij u bë pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në aksin rrugorë Koçanaj-Bajram-Curri, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin e mitur, F.P, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ku më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugore” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, të parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Pena

PUBLICITET